Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurimit personal arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel, ndërsa dy të tjerët Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës.

Fillisht kjo çështje është marrë nën shqyrtim nga Gjykata e Dibrës, por më datë 20 shtator, u vendos që dosja t’i kalojë në kompetencë SPAK për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal. Sakaq avokati mbrojtës i vëllezërve Bushgjokaj ka pretenduar sot se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës nga gjykata e Dibrës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet. Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.