Teuta e Durrësit është bërë skuadra e dytë finaliste e Kupës së Shqipërisë në futboll. Futbollisti nga Kosova, Florent Avdyli, ka folur për Teutën dhe merkaton.

“Kemi një ndeshje vendimtare këtë fundjavë me Partizanin, ku edhe do të vendoset sa i përket Europës, kemi avantazhin e 4 pikëve, dhe jemi më të relaksuar, por gjithsesi objektivi kryesor tashmë është të fitojmë Kupën dhe shpresoj të ia arrijmë qëllimit. Kontrata ime me Teutën ka mbaruar. Kam oferta nga ekipe si në Shqipëri, ashtu edhe nga Kosova. Jam duke i shqyrtuar ofertat, por do të vendos pasi të përfundojë sezoni. Për momentin jam i fokusuar te ndeshjet e mbetura, sepse dua të jap më të mirën për ekipin, që të arrijmë objektivat tona”, shtoi Avdyli.