Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Sipas informacioneve, janë dëgjuar të shtëna me armë, dhe një gjyqtar është plagosur.

Autori është ndaluar, ndërkohë sipas informacioneve gjyqtari është Astrit Kalaja.
Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person i dytë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.





