Pol Pogba prej më shumë se një viti është vënë në qendër të kritikave nga ana e mbështetësve, por edhe opinionistëve, si një nga shkaktarët kryesorë për formën e dobët nga ana e Mançester Junajtid.
Megjithatë, francezi që tashmë është kthyer nga dëmtimi ka treguar performanca të mira dhe lidhja e tij në mesfushë me një si Bruno Fernandez, po e bën të argëtohet në fushë.
Ndërkohë, mediat britanike theksojnë se tashmë mesfushori ka ndërruar mendje e nuk kërkon të largohet me çdo kusht.
Madje, është gati të rinovojë edhe për pesë vite me “Djajtë e Kuq”, duke qenë se kontrata aktuale i skadon në vitin 2021. Kështu, duket se me vendimin e Pogba, do të vijë edhe dorëzimi i Juventus dhe Real Madrid si dy klubet që kërkonin me ngulm shërbimet e tij.





