Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Mësohet se një person i identifikuar si Gentian Mali, ka kërcënuar rojen e sigurisë në këtë institucion, vetëm disa ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. 

Menjëherë pas kërcënimit, ai është shoqëruar nga Policia në komisariat. Pritet që të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.