Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj gjatë konferencës për mediat iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndeshjen kundër Serbisë. Hysaj u shpreh se po përgatiten siç tha ai po karikohen për nesër teksa theksoi se kanë shkuar me ide të qarta për fitore.
Ai më tej është shprehur se lojtarët e dinë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe e kanë ndjerë emocionalisht që kur u nisën nga Tirana. Kapiteni theksoi se nesër është e rëndësishme 100% në fushë për të marrë rezultatin që duan për një fitore. Sipas tij në fushë duhet të jepet 120% pasi edhe ekipi kundërshtar ka të njëjtat qëllime për fitore dhe gjithçka do të vendoset në fushë nesër nga performanca që lojtarët do të japin.
“Të them të drejtën është kënaqësi dhe ndër të arrij rekordin e Lorik Canës, nëse do arrij. Unë mendoj gjithmonë për ndeshjen, për kombëtaren. Është një objektiv që nuk mund të ndryshojë objektivin që kemi si kombëtare ose unë si lojtar. Kështu qe jam veç për skuadrën dhe gjërat e tjera do ti shohim pastaj,” u shpreh ai.
“Sot sa erdhëm këtu sa u nisëm nga hoteli në Tiranë, të gjithë lojtarët e kanë përjetuar emocionalisht çdo gjë kemi bërë deri tani. Do të jetë diçka pozitive dhe për lojtaret pasi e kanë kuptuar sesi është kjo ndeshje e nesërme”, shtoi kapiteni.
Sa i përket ndeshjes së kaluar, Hysaj u shpreh se luajtën mirë por theksoi se në futboll mund të ketë raste për të shënuar por herë fiton por herë ndodh e kundërta.
“Ndeshja e kaluar, fitore ishte për ne se luajtëm mirë. Edhe këtu kemi ardhur me të njëjtën gjë. Është ndeshje futbolli nuk dihet sesi mund të shkojë. Futbolli është futboll mund të kesh raste dhe të shënosh mund të fitosh ose ta humbasësh. E rëndësishme është të jepet 100% në fushë dhe pastaj sido qe të shkojë do ta shohim pas ndeshjes”, theksoi ai.





