Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria është në rrugën e duhur për anëtarësimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë progres, por unë dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm, një shpejtësi rekord dhe një përshpejtim shumë të vërtetë në 3 vitet e fundit”, tha Presidentja e Komisionit Evropian.
Gjithashtu ajo theksoi se BE planifikon të hapë grup-kapitullin e fundit të Shqipërisë për në BE këtë vjeshtë.
“5 nga 6 grupkapitujt janë të hapura, ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. E di edhe përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit që keni bërë. Ne do jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge”, u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian.
Ursula von der Leyen: Kënaqësi ta filloj turneun tim këtu në Tiranë. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Ju keni bërë progres, por unë dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm, një shpejtësi rekord dhe një përshpejtim shumë të vërtetë në 3 vitet e fundit.
5 nga 6 grupkapitujt janë të hapura, ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. E di edhe përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit që keni bërë. Ne do jemi me ju në çdo hap të kësaj rruge.
Agresioni i Rusisë ka rifirmësuar kontinentin tonë. Ju jeni plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE.
Ekonomia juaj ka fituar akese në tregun tonë të përbashkët dhe në investimet e reja të BE-së dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe. Plani i rritjes ka potencialin që të dyfishojë ekonominë e BP më këtë dekadë.





