Një furgon që transportonte turistët polakë drejt Beratit ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës nacionale Lushnje- Berat.
Katër prej turistëve kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes ku janë nisur me urgjencë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i furgonit është në gjendje më të rëndë.
Policia në vendngjarje po dokumenton këtë ngjarje për të gjetur dhe shkaqet e aksidentit në afërsi të fshatit Çiflik.
Sipas të dhënave të para drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Segmenti rrugor nacional Lushnje-Berat vazhdon të jetë burim aksidentesh.





