Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën e tij, Dritan e Nora Muskurti, pas konflikteve mes tyre.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arsen Muskurti do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, më 30 gusht 2022 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ai u deklarua fajtor dhe u dënua për kryerjen e 3 veprave penale të:

  1. “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  2. “Vrasjes për shkak të marrëdhenieve familjare “, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, për vrasjen e shtetases Nora Muskurti dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
  3. “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet

Gjykata e Tiranës vendosi që arma me të cilin kreu vrasjen Arsen Muskurti, t’i kalojë shtetit.

Ndërsa dy celularët e vikimave do t’u kthehen familjarëve të tyre.

“Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, prova materiale e sekuestruar “Arma e zjarrit pistoletë e markes “.” kaliber . mm me numër ., si dhe një sasi prej . copë fishekë luftarakë të kalibrit . mm; si dhe .”, të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa dy aparatët e telefonave celularë . të dy vikimave, t’u kthehen familjarëve të tyre”, thuhet në vendim.