Zbulohet identiteti i personit në rrethana ende të paqarta ka vrarë veten në ambientet e poligonit të qitjes. Bëhet fjalë për shtetasin Bledi Hasani.

Mësohet se personi në fjalë ka qenë klient në këtë poligon pranë stadiumit ‘Air Albania’, pasi kishte shkuar për qitje dhe herë të tjera.

Ndërkohë, sot teksa bënte qitje, dyshohet se i riu e ka drejtuar armën nga vetja.

Policia po heton rreth rastit në fjalë, për të zbardhur motivet që e çuan Hasanin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.