Kryeministri Edi Rama ka folur për jetën e tij dhe marrëdhënien me politikën në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”. Ai rrëfeu se shumicën e kohës e kalon i mbyllur në ambiente të brendshme dhe se kontaktin me natyrën e ka shumë të kufizuar.

I pyetur nëse ka menduar të largohet nga detyra apo jeta politike, Rama u shpreh se ende nuk i është shuar ‘zjarri’ për profesionin që ushtron.

“Rri në natyrë shumë më pak nga sa duhet të rri në të vërtetë. U bë kohë që I kam kaluar të 50-at. Natyra ime janë muret, koha kalon më tepër mes 4 mureve dhe çdo vit kalon më shpejt se viti paraardhës dhe kur kthen kokën pas mahnitesh se si ka kaluar shpejt koha.

Kjo është një histori ngjitjesh e zbritjesh, në momente të caktuara ndjehesh I rrëzuar, ka shumë presion, stres, dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë dhe e pamundur t’ja shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm, jo në kuptimin fizik, siç kam unë gjysmën time më të mirë për shembull, por kur merr një vendim je vetëm sepse ti do të përballesh me pasojat. Kjo është një punë me vendime të shpeshta çdo ditë. Lërë këtë punë për mua është sipërfaqësore, nuk vjen nga thellë. Nuk e kam insistuese ndryshe do kuptoja që ka mbaruar zjarri, dhe deri këtu e kisha. Mua nuk më është shuar zjarri”, tha Rama.