Një tjetër aksident është shënuar në Kavajë, ku F. K., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Nga përplasja janë dëmtuar pasagjerët B. K., 34 vjeç, dhe K. K., 27 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për këtë rast është nisur procedim penal në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit.





