Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Malqi.

Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se nëna ka humbur jetën nga asfiksia.

Dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë ndodhën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.