Në varrezat e Hajvalisë në Kosovë janë gjetur mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës.
Policia thote se gërmimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kërkim të mbetjeve të tjera eshtërore.
“Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.





