Policia ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar. Blutë bëjnë me dije se i arrestuari Ronald Lacej rezulton me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale. Lacej dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një tjetër person 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë.

Ndërkohë, 48-vjeçari ka marr plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë: 

Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale. Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.