A janë produktet ushqimore që konsumojmë brenda standarteve të kërkuara? Kjo është pyetja që çdo qytetar i bën vetes lidhur me produktet e shportës dhe jo vetëm.

Nga prodhimi deri te konsumatori, rruga e ushqimit përshkohet nga rreziqe të padukshme; pesticide, konservues, standarde të ulëta higjiene dhe mungesë kontrollesh efektive.

Konsumatorët durrsakë e ndjejnë veten të kërcënuar nga rreziku që vjen nga produktet jashtë standarteve të sigurisë ushqimore.

Një ditë më parë, AKU bllokoi në një subjekt në Durrës një sasi prej 3 tonësh produkte me origjinë blegtorale për mospërputhje të afateve të ruajtjes në etiketë. Por a ka të tjera që mund t’i shpëtojnë kontrollit shtetëror dhe arrijnë deri në duart e konsumatorit?

Vetë tregtarët e fruta perimeve në Durrës pohojnë se zinxhiri ushqimor nuk është i sigurt.

Rastet e fundit të produkteve shqiptare që janë kthyer nga tregjet ndërkombëtare janë një këmbanë alarmi për AKU-në për të forcuar kontrollet me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore. 

M.B.