Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar një këmbësore.
Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmën mjekësore , ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Në vendngjarje janë mbledhur edhe shumë qytetarë të rastit ndërsa së fundi aksidentet me pasojë lëndimin e këmbësorëve janë shtuar.





