Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur në ambientet e SPAK pasditen e sotme.

Mësohet se Basha do të pyetet në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit”.

Ish-ministri i brendshëm, në kohën kur u regjistrua protesta me 4 të vrarë para kryeministrisë, është thirrur nga prokurori Alfred Shehu.