Ka mbërritur në ambientet e SPAK, Pamela Qirko, e cila është motra, por edhe avokatja e Belinda Ballukut, e cila është thirrur sot nga Prokuroria e Posaçme për tu njohur me akuzat.

Pamela Qirko, ish kryetare Komisionit te Pavarur te Kualifikimit duket se do te jete edhe avokatja mbrojtese e Ballukut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të hënën në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo u justifikua me nje vizite zyrtare në Bukuresht.