Interi është gati t’i ofrojë Milan Skriniarin Manchester United për të bërë të mundur transferimin në Milano të sulmuesit francez të “Djajve të Kuq”, Anthony Martial.
Klubi anglez e vlerëson 76 milionë euro 24-vjeçarin, por zikaltrit, që nuk i kanë paratë për një goditje të tillë, janë gati të japin në shkëmbim kartonin e sllovakut.
Antonio Conte mendon se Martial do të përshtatej për mrekulli në sistemin e tij të lojës, por nuk duhet harruar se francezi është i lidhur me Manchester United deri në vitin 2024.





