Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk heq dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë, ku kërkon ndryshim të masës së sigurisë.
Më herët rekursi i tij është rrëzuar, duke e lënë Metës sërish pas qelisë. Kujtojmë se nesër Meta ka seancë për masën në Gjykatën Kushtetuese.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024 dhe aktualisht po gjykohet në seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.





