Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Ashraf Hakimi ka folur në prag të duelit me Bajernin në Ligën e Kampioneve. hakimiii“Është një përgjegjësi, por edhe një motivim. Ne e dimë që jemi kampionët në fuqi dhe duam ta provojmë përsëri. Pak ekipe kanë arritur të fitojnë dy herë radhazi, por është një sfidë që na emocionon. Nëse qëndrojmë të bashkuar, mund ta bëjmë përsëri. Viti i kaluar nuk filloi më së miri, por sot grupi është praktikisht i njëjtë, me vetëm dy ose tre lojtarë të rinj. Besimi që kemi te vetja është i pabesueshëm. Po rritemi ndeshje pas ndeshjeje, e kuptojmë njëri-tjetrin më mirë dhe kjo duket në fushë. Këto janë ndeshje që i pëlqen t’i luash. Po përballemi me një ekip shumë të fortë, por jemi gjithashtu në një moment të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati”, përfundoi ai.
Finale e parakohshme me Bajernin, Hakimi: Na pret një ndeshje e vështirë, PSG-ja synon Championsin e dytë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Po nëse Rama vijon me Manastirliun për Tiranën?” Braçe: Nuk tërhiqem, është detyrim statutor që të bëhen zgjedhje të brendshme
“Kujdes me Territorialen”, Këshilli i Europës: Duhet konsultim me banorët, mos u hiqni kompetenca bashkive
Të huajt duhet të paguajnë shërbimin shëndetësor, nis aplikimi në qendrat verore
“Zemra ime do vijë si dëshmitar”, zbulohen mesazhet e Ramës me Kryemadhin në gjyqin me dyer të mbyllura, ish-deputetja: Ç’problem ka? Ashtu t’më thonë të gjithë





