Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike për Tiranën, ka komentuar vendimin për Veliajn nga Gjykata Kushtetuese këtë të hënë.
Tabaku, e ftuar në Now me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania, ka thënë se ky vendim, sipas saj, nuk shpreh interesin për fatin e Erion Veliajt, sepse, sipas saj, Veliaj duhet të qëndrojë në burg.
Tabaku thotë se shqetësimi, sipas saj, janë qytetarët e Tiranës.
“Edhe si situatë është e paprecedent. Kemi ende dhe kemi pasur anormalitete të tilla në drejtimin e bashkive. Veliaj nuk duhet të ishte kryetar bashkie. Qeveria është duke përjetuar çorbën që gatuajti vetë. E mbajtën Veliajn aq sa e mbajtën dhe pastaj e shitën ashtu si donin ta shisnin. Me një dekret që rezultoi antikushtetues. Nuk më intereson fare kjo, se Erion Veliaj është tipiku i socialistëve, sistemi i vjedhjes. Mua më interesojnë hallet e qytetarëve të Tiranës.” – tha Tabaku.





