Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi qarkullonte me makinë i armatosur dhe me municione luftarake. Në kuadër të operacionit të koduar “Akulli” në pranga u vu Pëllumb Veseli, banues në Kukës. Siç shihet edhe në pamje, në momentin kur policia ndalon makinen i drejtohet te riut, duke i thene “Policia, zbrit nga makina”.
Njoftimi i Poliicsë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Akulli”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet, i armatosur, në qytetin e Kukësit, kapet dhe vihet në pranga 30- vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.
Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Pëllumb Veseli., 30 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





