Gazment Bardhi ka zbardhur biseda, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Posaçme, mes Belinda Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë.
Sipas Bardhit, Balluku gjatë komunikimeve i ka dërguar sms Evis Berberit, në atë kohë kreu i ARRSH-së, që “kam një ndjesi, ky tender do të anulohet”.
“Ka komunikime me SMS në një telefon backbarry të zv.kryeministres dhe drejtorit të ARRSH0së, Evis Berberi ku Balluku i thotë që “kam një ndjesi, ky tender do të anulohet”. Beeberi i përgjigjet, “kur ti do ndjesitë i ke të mira”. Ky është komunikim që prokuroria e ka nxjerrë nga telefoni i tij. Më pas kur është hapa gara ka komunikime të Ballukut me kompaninë turke, kur procesi ka qenë i hapur”, tha Bardhi.





