Këtë të diel, qytetarët e Kosovës janë drejtuar drejt qendrave të votimit për të marrë pjesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, ku do të vendosin për kryetarët e rinj të komunave.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.
Ai tha se në balotazh janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.
Elezi ka sqaruar se janë 507 qendra të votimit dhe të drejtë vote në këto komuna kanë 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë, ndërsa ka ftuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës.





