Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në 17 nëntor do të mbahet Konferenca e përbashkët BE-Shqipëri për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociateve për anëtarësim. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri nënvizon se ky zhvillim është një rekord absolut në procesin e integrimeve europiane.
Nër të tjera, Rama shprehet se Shqipëria arriti të pamundurën, pasi të gjithë kapitujt e negociatave të hapura brenda 12 muajven janë sipas tij një rekord apsolut Në fund, Kryeministri theksoi se askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027.
Postimi i Plotë:
SHQIPËRIA E ARRITI TË PAMENDUESHMEN, TË GJITHË KAPITUJT E NEGOCIATAVE TË HAPUR BRENDA 12 MUAJSH – REKORD ABSOLUT NË PROCESIN E INTEGRIMEVE EUROPIANE
Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqiperisë 2030 në BE
Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027
Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,
me një ekonomi që po rritet;
me pensionet që po rriten;
me pagën minimale që po rritet;
me pagat e tjera që po rriten;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit
SHQIPËRIA PUNON DHE FITON PËRDITË E MË SHUMË RESPEKT.





