Zhvillohet seanca në Apelin e GJKKO-së për ish-Presidentin Ilir Meta i cili ka kërkuar lirimin nga qelia.

Ndërkohë mësohet se pak minuta më parë ka mbërritur në gjykatë edhe avokati mbrojtës i Ilir Metës.

Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit  ishte planifikuar në datën 11 Nëntor, por u shty për shkak të kërkesës së mbrojtjes së ish-Kreut të Shtetit për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani nga çështja.

Sipas avokatit të Metës, gjyqtarja ka gjykuar më herët kërkesa të tjera të ngjashme që lidhen me ish-presidentin, çka për ta përbën arsye për konflikt interesi dhe paragjykim të mundshëm.

Për pasojë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës deri në shqyrtimin e kësaj kërkese dhe seanca zhvillohet ditën e sotme në orën 09:00.