Kremi mbrojtës nga rrezet e diellit në verë është shumë i rëndësishëm si për fytyrën ashtu edhe për trupin.

Të gjithëve na ka ndodhur që të na mbetet pak ose shumë krem dielli nga vera e shkuar dhe dilema është: ta përdorim edhe këtë verë apo jo?

Dermatologia Erin Gilbert, në New York thotë se në përgjithësi kremrat e diellit e kanë afatin e skadencës për tre vite, nëse nuk hapen.

Por nëse hapen, atëherë ato mund që të tjetërsojnë përmbajtjen dhe efekti mbrojtës në rastin më të mirë nuk do të jetë i plotë ose i sigurt, dhe në rast më të keq mund të shkaktojë acarim të lëkurës.

Sipas ekspertes, nëse keni një krem të një viti më parë, por nuk e keni ekspozuar në diell, atëherë në këtë rast ju mund ta përdorni atë por nëse zbuloni se përmbajtja apo era e tij kanë ndryshuar, atëherë kjo tregon se ai krem nuk vlen më.

Nëse dëshironi që të përdorni kremrat për 1, 2 apo 3 vite, atëherë kremin që do të blini këtë verë, mjafton që të siguroheni që ta ruani siç duhet dhe mund ta përdorni pa problem.

Ndajeni kremin në paketim të sigurt, dhe një pjesë lereni në shtëpi dhe ruajeni në temperaturën e dhomës dhe në një vend pa lagështi.