Kryeministri Edi Rama ka surprizuar zyrtarët e BE-së duke u dhuruar nga një verë autentike shqiptare. Më pas ata kanë fryrë qirin në një tortë ku ishte numrin 6 sipër, në simbol të 6 grupkapitujve të hapura në procesin e integrimit.
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se hapja e grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian bëhet në një kohë rekord vetëm 12 muaj.





