Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë ditën e sotme fletëthirrje për të dëshmuar në SPAK lidhur me dosjen e “21 Janarit”.
SPAK konfirmon se Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal për çështjen e 21 Janarit.
Në njoftim theksohet se iu është kërkuar të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar, pa e zbuluar.
“Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar”, informoi SPAK.





