Emiliano Vila është një nga lojtarët me më shumë eksperiencë që ka në skuadër Teuta dhe në fitimin e Kupës së Shqipërisë ai pati një rol të veçantë. Vila iu gëzua triumfit ndaj Tiranës duke bërë edhe një dedikim special për këtë trofe.
“Jam shumë i kënaqur. Klubi që në fillim e nisëm me objektiv Kupën dhe Kupat e Europës. Kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe ia dolëm të fitojmë Kupën. Kishim një grup të mirë dhe një staf shumë të mirë, të cilët i morën maksimumin lojtarëve. Është një dedikim për babain tim, ia kisha premtuar që para se të ndërronte jetë këtë dhe ia dola. Trofeu mbetet trofe me cilindo ekip që të luajmë.
Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë sot ndaj një kundërshtari të fortë si Tirana. Për sezonin tjetër që të jemi konkurrentë na duhet një si Kallaku. Për të qenë lart në tabelë, na duhet 3-4 afrime te reja. Jemi një grup shumë i mirë dhe jam i kënaqur me këtë grup. I kemi marrë maksimumin lojtarëve të rinj”, u shpreh Vila.





