Një incident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur ndryshe si Bini Diez.
Sipas Paparacit, në incident është përdor edhe arma, ku grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i kanë dëmtuar makinën.
Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar deri te konflikti.
Paparaci shton se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës.





