Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare mjeku pneumolog Anibal Byberi, pasi nuk mundi të fitonte dot betejën e tij me COVID-19. Ai ishte shtruar në spitalin COVID 2 në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Byberi nuk mundi të jetonte.
Byberi është shtruar me urgjencë te “Shefqet Ndroqi”, ku është vënë menjëherë në intubim, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk mund të jetonte.
Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.
Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkak të COVID-19, ku më parë kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau.
Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi ndërroi jetë në spitalin Infektiv në moshën 57-vjeçare dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Edhe mjeku Hysni Shkjau ka humbur betejën me koronavirusin pas disa ditësh luftë në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.





