Për rreth dy orë, deputet i PD, Oerd Bylykbashi u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me një kallëzim të bërë nga deputetët e PD.

Në një komunikim me gazetarët pasi doli nga SPAK, Bylykbashi tha se bëhet fjalë për një vjedhje prej 12.5 milionë euro që ka lidhje me kompaninë e inceneratorëve.

Ndërsa i pyetur nëse ka marrë thirrje nga SPAK për dosjen e 21 janarit, si pjese e kabinetit të Sali Berishës në atë kohë, Bylykbashi tha: “Jo nuk kam ftesë të tillë”.

Oerd Bylykbashi: Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.

Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes.

A keni marrë ftesë nga SPAK për 21 janarin?

Oerd Bylykbash: Jo nuk kam ftesë të tillë, unë atë ditë nuk kam qenë në Shqipëri, por nuk kam ftesë.