Kreu i PD Sali Beisha ka dalë nga PSAK ku është pyetur në lidhje me 21 janarin.
Në deklaratën e tij për mediat jashtë SPAK ai u shpreh Rama për epshet e pushtetit të tij organizoi një nga protestat më të dhunshme.
“Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mosthirrjes. Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune. Ku janë ata mbështetësit e saj? Nuk janë këtu. Ta marrin vesh ata, pra kishte axhendë dhune. Kjo është e vërteta. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj. Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë,” tha Berisha.





