Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se reformat që duhet të ndërmerren nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk janë të lehta. Gjatë fjalës së saj në Samitin për Rritjen e BE, në Tiranë Kos shtoi se Plani i Rritjes i përgatit këto vende për tu bërë vende anëtare të Bashkimit Evropian. Në fund Kos shtoi se sot ka ardhur për planin e rritjes, por do të vij së shpejti për të zbuluar disa pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë.
“Një treg i përbashkët rajonal do rriste ekonominë tuaj me 10 përqind. E di që reformat për të cilat kemi rënë dakord nuk janë të lehta, por lehtësojnë negociatat me BE. Hapin mundësi që më pas ju japin qasje si në disa vende të BE. Presidentja e KE, më tha se ishte e imponuar nga dy konferencart e investimeve që pa në rajon.
Le të kemi më shumë partnerë tregtarë në rajon. Sa më shumë i afrohemi zgjerimit, aq më shumë investitorë do të vijnë këtu. Sa më shumë ecni përpara drejt BE, aq më shumë kureshtje do të kenë investitorët. Le ta bëjmë Planin e Rritjes një sukses të vërtetë. Sot kemi ardhur për planin e rritjes, por do të vij së shpejti për të zbuluar disa pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë”, tha Marta Kos.





