Fitorja e FA Cup mbrëmë kundër Çelsit duket se e ka rrëmbyer kapitenin e Arsenalit Pier-Emerik Obamejang.
Gjatë ceremonisë së ngritjes së trofeut, sulmuesi nga Gaboni shpërqëndrohet dhe i bie nga dora kupa. Shokët e skuadrës së tij kanë nisur të qeshin me të.
Duket se lojtari nuk është mësuar me ngritjen e kupave, pasi në karrierë ka fituar shumë pak trofe me skuadrat, pavarësisht se në aspektin individual ka luajtur gjithmonë në nivel të lartë.





