IKMT dhe IMTV në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës do të shembin ditën e hënë, datë 3 gusht 2020 dy pallate në rrugën “Aleksandër Goga”.

Pallatet 5 katëshe në lagjen 18 të qytetit bregdetar ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë, do të prishen.

Policia Bashkiake njofton se ka marrë të gjitha masat e sigurisë ndërsa kërkon mirëkuptimin e banorëve të objekteve që do shemben që të largohen nga godinat.

NJOFTIMI I POLICISË BASHKIAKE DURRËS

Njoftim i rëndësishëm: Në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë.

Neser do të kryhet shembja e dy pallateve ne rrugen a.goga nga IKMT dhe IMTV me mbeshtetje te pol bashkiake në kuadër të procesit të rindërtimit.

Pol bashkiake ka mare qe sot masat e sigurise duke larguar te gjitha mjetet e parkuara afer ketyre pallateve si dhe ka vendosur perimetrin e sigurise me shirita sinjalizues.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë banorëve të këtyre godinave që të largohen prej këtyre pallateve të cilat do të shemben neser

 – Objekt ekzistues pallat 5 katësh, Rajoni 4, zona kadastrale 8511, rruga “A.Goga” lagjia 18, nr.120

 – Objekt ekzistues pallat 5 katësh, Rajoni 4, zona kadastrale 8511, rruga “A.Goga” lagjia 18, nr.130