Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit, duke u shprehur se është dita që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash.

Rama, në një postim në rrjetet sociale, thekson se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha ❤️🦅🖤”, shkroi Rama.

585533394_1396659725163018_8514169841065958946_n