Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se disa zona në Durrës janë pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi në rrjet.

Bëhet fjalë për zonat e Gjirit të Lalzit dhe Kodër Ishmi, për të cilat OSHEE thotë se po punon për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

“Për shkak të një defekti në segmentin magjistral Manzē-Shkafane të NST Manzë, ka mbetur prej 60 minutash pa energji një pjesë e zonës përfshi dhe Gjirin e Lalzit. Grupet e avarise së OSSH #Durrës janë në terren dhe po japin pjesë pjesë energji në të gjitha zonat e prekura nga ky defekt. Aktualisht janë pa energji zona e Gjirit të Lalzit dhe Kodêr Ishmi”, thuhet në njoftim.