Antonio Conte është treguar i ashpër me klubin e Interit duke theksuar se ka pasur zero mbështetje gjatë këtij sezoni si për të, ashtu edhe për futbollistët.
Fjalë të cilat nuk mund të përtypen lehtësisht nga ana e drejtuesve zikaltër të cilët janë duke shqyrtuar edhe mundësinë se Conte do tërhiqet.
Ndaj, nuk kërkojnë të gjenden të papërgatitur dhe kanë nisur punën për një pasues të mundshëm. Sipas mediave italiane, favoriti në listën e drejtorit Marrota është Masimiliano Alegri.
Ky i fundit pasoi Antonio Conten edhe te Juventusi, e mbetet për t’u parë tashmë nëse historia do të përsëritet.
Aktualisht, Masimiliano Alegri është një trajner i ri teksa prej një viti është pushim, por ka paralajmëruar shumë herë se ka ardhur koha për t’u rikthyer të ushtrojë profesionin e tij.





