Këtë të martë ka nisur nga Durrësi plotësimi i peticionit, ku kërkohet miratimi i një amnistie ligjore, për qytetarët që duan të dorëzojnë vullnetarisht armët pa u ndjekur penalisht.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave në qytetin bregdetar shoqata “Gender, Paqe e Siguri” ka organizuar një protestë paqësore në sheshin qendror të qytetit, ku u bënë bashkë dhjetëra vajza dhe gra.

Me pankarta në duar, ato kanë kërkuar t’i jepet fund dhunës, që është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me pasoja fatale deri në humbjen e jetës.
Durrësi renditet qarku i parë në vend për rastet e dhunës në familje, ku rezultojnë 351 kërkesa për Urdhra të Menjëhershëm Mbrojtjeje (Janar–Shtator 2025), prej të cilave 161 si vepra penale të dhunës në familje. Apeli i vajzave dhe grave që i kanë mbijetuar dhunës, duke gjetur vetveten i drejtohet në këtë ditë autoriteteve. sinrkon
Sipas vlerësimeve aktuale rreth 325 mijë armë ilegale janë ende në duart e qytetarëve.
M.B.





