Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu, ka deklaruar se masat e sigurisë ndaj Belinda Ballukut duhet të ishin më të rënda, pasi sipas tij veprimet që çuan në aferën e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, janë tipike të një organizate kriminale.

Ai ka kërkuar rikualifikimin e veprës penale.

“Çdo akt apo veprim i Lubi Ballukut për tunelin e Llogarasë është i diktuar nga Edi Rama.
Prokuroria jo vetëm që nuk ka ngritur akuzë por po e lejon atë të bëjë gjithçka për të penguar hetimin dhe prishur provat.
Për të mbrojtur Belinda Ballukun, në fakt veten tij.
SPAK ka qenë lehtësuese, sepse kushdo që lexon akuzën e saj konstaton se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, keqbërës të poshtër që janë sjellë me paratë e taksapaguesve shqiptarë në mënyrën më banditeske.
Lubia, disa drejtorë, disa përgjegjës të prokurimeve, nuk është vetëm Balluku,.
SPAK heziton t’i quajë organizatë kriminale.
Vetëm me tunelin e Llogarasë u vodhën 190 mln euro. Në Unazën e Tiranës u vodhën 300-320 mln euro.
Kërkoj rikualifikimin e veprës së tyre, nuk mund të kalohet nga një vjedhje e madhe në një vjedhje tjetër të madhe”, tha ai.