Arrestohet një oficer i Antiterrorit. Shtetasi me inicialet I.H., akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga Spak me palën Italiane.
Dyshohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Në kuadër të këtij aksioni, janë firmosur dy urdhër-arreste nga Gjykata e Brescias dhe 24 masa sigurie, mes tyre 9 arrestime. Mësohet se qendra e këtij rrjeti kriminal, që thuhet se drejtohej nga shqiptarë, ishte në provincën e Brescias.





