Teuta do të luajë në javën e 34-ërt një ndeshje të rëndësishme për objektivin Europë, por me shumë mungesa. Në përballjen me Partizanin, skuadra durrsake do të duhet të bëjë llogaritë pa tre titullarë të rëndësishëm.

Beqja dhe Aleksi nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Martini, për shkak të kartonëve të kuq që kanë marrë në përballjen e fundit ndaj Kukësit.

Mirëpo, si të mos mjaftonte mungesa e tyre, është edhe portieri Frashëri i cili për një të verdhë për shkak të protestave ka plotësuar numrin e katër të tillëve dhe do të mungojë ndaj të kuqve.

Kësisoj, trajneri Martini, pas gjysmëfinales së kthimit në Kupë, do të duhet të bëjë mirë llogaritë edhe me mungesat.