Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për drejtuesin e ri të SPAK, që pritet të zgjidhet këtë muaj nga Këshilli i Lartë i Prokuorisë. Duke folur për gazetarët, Berisha shpreson që kreu i ri i SPAK të mos jetë i kapur nga krimi siç rezultoi me drejtuesin aktual, ndërsa riktheu në vëmendje gjithashtu dhe ish-drejtuesin Arben Kraja, që sipas kryedemokratit rezultoi të ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
“Së pari, nuk qëndron kjo. Nuk kam anatemuar asnjë njeri, kam paraqitur dokumente publikut për veprimtarinë kriminale, qoftë të Arben Krajës, qoftë të Altin Troplinit. Nuk është anatemim. Më thuaj cila nga këto që kam deklaruar për Altin Troplinin nuk është e vërtetë? Unë kam paraqitur para publikut të vërtetat për këtë. Kraja nuk duhet të jetë në detyrë se është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Është e faktuar kjo.
Ai e mohon këtë. Por po ta lexosh atë që ka shrkuar, nuk ka qenë ndonjëherë në parti, ka qenë deputet, ka qenë kandidat për deputet i Partisë së Punës. Por unë nuk e marr këtë akt. Por ai nuk ka pse mashtron. Por ai i përket serisë së Sigurimit të Shtetit. Plus, që ka probleme të tjera të mëdha, por është një kapitull më i veçantë…
…Zotëri, siç e sheh, unë jam këtu dhe njoh çdo institucion të këtij vendi. Më the se janë katër kandidatë.
Nuk kam asnjë lidhje, nuk kam asnjë dijeni për asnjërin prej atyre që do zgjidhet. Uroj të jetë i pahapur nga krimi, siç ishte Altin Troplini. Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin. Unë jam njeri i ligjit. Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji,” tha Berisha.





