Uniforma kuqezi, e zbuluar zyrtarisht të martën dhe e frymëzuar nga historia arkitekturore e qytetit të Milanos, ka marrë komplimente të shumta nga tifozët në rrjetet sociale, por në të njëjtën kohë kjo është konfirmuar edhe nga fluksi shumë i madh i shitjeve: +1700 për qind blerje sesa fanella e sezonit të kaluar, në 3 ditët e para.

Sigurisht që edhe mbërritja e Zlatan Ibrahimoviçit ka ndikuar jo pak, duke qenë se suedezi ishte një prej imazheve të prezantimit të bluzës së re kuqezi, duke dhënë një sinjal se gjiganti i sulmit mbetet i lidhur dhe do qëndrojë për të paktën një tjetër sezon me “Djallin”.