Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit, Aneta Rama.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazh.
Aneta Rama ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare për shkak të një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh.





