NGA BUJAR QESJA
Nga Murat Gjuzi, amator i njohur i notit, njoftohemi se senatori i notit shqiptar, i mirnjohuri Niko Kurani është në gjendje të rëndë shendetësore. Gjuzi, mik i ngushtë i Nikos, i shtruar edhe ky në një spital italian me probleme delikate shendetësore, duke iu nështruar edhe kimio terapisë itensive, na tregon me dhimbje se Niko jonë, Niko i Durrësit, beniamini i tifozërisë durrsake ëshë në vështirësi për jetën.
-Të lutem Bujar, shprehet plot brengë dhe dhimbje Gjuzi nga Italia, sensibilizo me sa të mundesh opinionin, pasi jam i sigurtë që nuk dinë gjë, që miq, shokë dhe të njohur ti ndodhen pranë Niko Kuranit dhe të ndihmojnë me sa të munden, qoftë edhe për ta parë. Niko jeton plotësisht vetëm. Të lutem Bujar bëje këtë!
Si mos ta bëj mik i shtrenjtë. Kjo është më e pakta që mundem, në ndihmë të Nikos tonë të dashur. Shumë goditje ka pësuar në jetë ky gjigand i notit, ky i jashtëzakonshëm i sporteve të ujit.
Në vitin 1997, humbi në Itali të vetmin djalë 26 vjeçar dhe të vetmin fëmijë, Arbenin, dritën e syrit. Me 10 dhjetor 2019 largohet nga jeta në mosën 77 vjeçare bashkshortja e Nikos, kampionia e pingpongut në vitet 50-të Verushe Myshketa. Nga ajo kohë Kurani ynë jeton i vetëm.
Kujtojmë që Niko është i datëlindjes 5 shtator 1940, mbi 85 vjeçar. Kur e kam takuar më thonte se bënte jetë sportive. Çdo mëngjes e fillonte ditën me Currilat, nostalgjia e tij e gjithhershme. Aty pinte kafenë e mëngjesit dhe merrte kontakte me ujin.
Ushtronte gjimnastike dhe mbante trupin në formë. Kështu gjithë këto vite, dimër dhe verë, në të ftohtë dhe në të nxehtë, Currilat u bënë shoqëruesit e Niko Kuranit, këtij kalorësi të përjetshëm të notit.
Niko ka spikatur për mbijetësën e tij të pashembullt, duke u përballur me të gjitha vështirësitë që të ofron vetmia. Menjëherë sapo u informova, u lidha me neurologen e njohur, kualitetin cilësor të mjekësisë durrsake Eda Harizi.
Më gëzoi fakti i interesimit të jashtëzakonshëm të doktoreshë Harizit, e cila falë humanizmit, ndjeshmërisë për t’iu përkushtuar një figure madhore të notit po bën çmos që Niko Kurani, të marrë të gjitha trajtimet dhe kujdesin e nevojshëm.
-Niko ka një vështirësi komplekse, shprehet Eda Harizi. Duke patur besim tek fiziku i fortë dhe sportiviteti i përditshmën, Kurani pa dashur nuk i është nështruar ekzaminimeve sistematike. Dhe vjen një ditë si kjo e tanishmja, që problematikat e mbartura janë çfaqur në një gjëndje emergjente. Si do të shkoj ecuria? Jemi në ndjeeje dhe në vëmëndje. Do të bëjmë çmos që Niko Kurani të përmirësohet.
Pasi e falenderuam doktoreshë Harizin, lutemi për Niko Kuranin që të dalë nga gjendja e emergjencës ku ndodhet. Bindja është e fuqishme se Niko falë kurajos dhe dëshirës për të jetuar, si dhe kujdesit që po tregohet nga mjekët e spitalit të Durrësit nën drejtimin e Eda Harizit, do të kthehet në përditshmërinë normale.
Shërime kampion, idhulli i tifozërisë dhe qytetarisë durrsake Niko Kurani!





